Udhëtim 7-ditor me kamper
Ekspres Veri-Jug - Plazhe të kristalta, maja malore dhe qytete historike
Një udhëtim një-javor që ju çon nga Alpet Shqiptare deri në bregdetin Jon. I përshtatshëm për udhëtarët me pak kohë, që duan të përjetojnë pak nga çdo gjë — kulturë, natyrë dhe det
Përmbledhje e udhëtimit
- Distanca totale: ~950-1000 km
- Koha totale e udhëtimit: ~20-22 orë
- Itinerari: Tirana → Shkodër → Theth → Berat → Gjirokastër → Himara → Gjipe → Tirana
- Atraksionet kryesore: Alpet Shqiptare, qytete UNESCO, plazhe të fshehura, drejtime bregdetare, kështjella historike
- Lloji i kampingut: Kamping në natyrë dhe kamping privat
Dita 1: Tirana → Shkodra
Udhëtimi juaj fillon në Tiranë. Pajisuni me ushqim dhe drejtohuni në veri drejt Shkodres, një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë dhe djepi i kulturës. Rruga është e qetë dhe e lehtë për t'u përshkuar.
Shkodra ndodhet midis Liqenit të Shkodres, liqenit më të madh të Ballkanit, dhe Alpeve Shqiptare. Atmosfera këtu është krijuese dhe e qetë, plot me artistë, biçikleta dhe kafene. Shëtisni nëpër rrugicat për këmbësorë, vizitoni Muzeun e Fotografisë Marubi dhe ngjituni deri te Kështjella Rozafa për të parë perëndimin e diellit që shtrihet mbi liqenin dhe malet përreth.
100 km
Nga Tirana në Shkodër
~2 orë
Koha e udhëtimit
Kala e Rozafës
Fortesë mesjetare plot me mitologji
Rruga "Gjuhadol"
Rrugë historike
Kamping në natyrë
Afër Liqenit të Shkodres
"Lake Shkodra Resort"
Qëndrim relaksues me pamje nga bregdeti
Dita 2: Shkodra → Parku Kombetar i Thethit
Sot do të hysh në zemrën e Alpeve Shqiptare. Udhëtimi drejt Thethit është një aventurë e më vete, rrugët e malit, të ngushta, me pamje mahnitëse në çdo kthesë. Ngadalëso, shijo peizazhin dhe ndalo shpesh.
Sapo të arrish në Theth, do të ndihesh totalisht larg botës. Fshati rrethohet nga majat e larta, lumenjtë e kristaltë dhe shtëpitë karakteristike me gur. Shëtit në Syrin e Kaltër të Thethit, një pishinë e kaltër e fshehur në pyll, ose vizito Ujëvarën e Grunas-it.
Mbrëmjet në Theth janë magjike, qielli i pastër, zhurma e lehtë e lumit afër krijojnë një atmosferë të paharrueshme.
76 km
Nga Shkodër në Theth
~2 orë
Koha e udhëtimit
Ujëvara e Grunas
Ujëvara ikonë e Thethit
Syri i Kaltër i Thethit
Burim mali kristalor
Kamping në natyrë
Zona parkimi publike e lirë afër lumit, shumë afër qëndrës së fshatit Theth
"360 Grade Camping"
Kamping privat pranë Thethit

Dita 3: Theth → Berat
Zgjohuni me ajrin e freskët malor dhe filloni udhëtimin tuaj drejt jugut. Pas një ndalesë në Shkodër, vazhdoni drejt Beratit, një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë dhe Trashëgimi Botërore e UNESCO-s.
Berati është i njohur si “Qyteti i Një Mijë Dritareve”, me shtëpitë e tij të stivura përgjatë kodrave pranë lumit Osum, secila me rreshta dritaresh elegante që duket se vëzhgojnë luginën. Shëtisni nëpër Mangalem dhe Goricë, dy lagjet historike, kaloni urën e vjetër në gur që i lidh ato.
Brenda Kalasë së Beratit do të gjeni kishëza të vogla, rrugica të ngushta dhe vendas që shesin verë dhe prodhimet e shtëpisë nga dyert e tyre. Qëndroni për një natë këtu, perëndimi i diellit shndërrohet në një spektakël arti mbi shtëpitë e bardha të qytetit.
270 km
Nga Theth në Berat
~5-6 orë
Koha e udhëtimit
Kalaja e Beratit
Fortesë mesjetare, pjesë e trashëgimisë UNESCO
Lagja e Mangalemit
Lagjja e periudhës Osmane
Kamping në natyrë
Afër lumit, përballë qytetit të Beratit
"River Side" kamping
Kamping privat pranë lumit në Berat
Dita 4: Berat → Gjirokastër
Vazhdoni udhëtimin tuaj drejt jugut përmes kodrave të valëzuara dhe ullishteve derisa të arrini qytetin e Gjirokastrës, një tjetër qytet UNESCO-s, por me një atmosferë krejtësisht ndryshe.
E njohur si “Qyteti i Gurit”, Gjirokastra është ndërtuar plotësisht me gur gëlqeror të hirtë, nga rrugicat e ngushta me kalldrëm deri te çatitë e tij karakteristike. Objekti më i rëndësishëm është Kështjella e Gjirokastrës, një nga më të mëdhatë në Ballkan, që ofron pamje panoramike mbi Luginën e Drinos.
Shpenzoni pak kohë duke shëtitur nëpër pazarin e vjetër, ku artizanët ende gdhendin dru, shesin qilima tradicionalë dhe pjekin kafe shqiptare. Provoni një nga gatimet lokale si qifqi (toptha orizi të skuqur) ose hoshaf (embëlsirë me fiq të thatë).
180 km
Nga Berati në Gjirokastër
~2.5 orë
Koha e udhëtimit
Kalaja e Gjirokastrës
Kalaja e shekullit të 12-të mbi kodër, me mure guri, kulla dhe një muze.
Shtëpia e Skendulajve
Shtëpi e periudhës Osmane e shekullit të 18-të , me arkitekturë tradicionale prej guri
"Shtëpia e Zekates"
Shtëpia historike Zekate në Gjirokastër, një shembull i shkëlqyer i arkitekturës osmane, me mure guri dhe elemente druri
Kamping ne nateyre
Afër Sheshit "Çerçiz Topulli"
"Riverside Drinos" kamping
Kamping privat

Dita 5: Gjirokastër → Bunec
Lini “Qytetin e Gurit” të Gjirokastrës dhe drejtohuni drejt jugut, për në Rivierën Shqiptare. Udhëtimi ju çon përmes rrugëve malore me peizazhe spektakolare, përpara se të arrini në Plazhin e Bunec-it, një vend i qetë dhe më pak i vizituar, i rrethuar nga kodrina të ashpra dhe ujë të kaltër. Shpenzoni pasditen duke notuar në ujëra kristalore ose thjesht duke pushuar në breg, duke dëgjuar tingullin qetësues të valëve. Buneci është gjithashtu një nga vendet më të mira për të shijuar perëndimin e diellit, perfekt për të rikuperuar energjitë pas ditëve të eksplorimit.
75 km
Nga Gjirokastër në Bunec
~1.5 orë
Koha e udhëtimit
Plazhi i Lukoves
Plazh më pak i populluar me ujë të kaltër
Plazhi i Bunec-it
Plazh bregdetar familjar
Kamping në natyrë
Përgjatë plazhit të Bunecit
"Camping Parknight"
Kamping privat me natyrë të bukur dhe një lumë të ftohtë që rrjedh përgjatë, Bunec

Dita 6: Bunec → Himara → Gjipe
Filloni ditën duke lënë Bunec-in dhe drejtohuni në veri përgjatë rrugës panoramike të Rivierës. Ndalohuni në Himarë, një qytet bregdetar i gjallë me plazhe të bukura dhe kafene buzë detit. Mos e humbisni vizitën në Kalanë e Himarës, ku muret e gurit antik dhe ullishtet shikojnë mbi Detin Jon, peizazhet janë absolutisht të mahnitshme.
Vazhdoni udhëtimin drejt Vunos, një fshat malor magjepsës i njohur për shtëpitë e bardha dhe atmosferën e qetë. Ndalohuni për një kafe në bar-in e fshatit dhe bëni një shëtitje të shkurtër nëpër rrugicat e qeta të fshatit para se të rifilloni me udhëtimin.
Destinacioni juaj përfundimtar është Plazhi i Gjipës, një gji i fshehur midis kodrinave. Mund të parkoni kamperin në zonën e parkimit mbi kanion dhe të zbrisni përreth 30 minuta poshtë në plazh, një parajsë e qetë me ujë të kaltër dhe hyrjen e Kanionit të Gjipës që duhet ta zbuloni.
45 km
Nga Buneci në Gjipë
~1.5 orë
Koha e udhëtimit
Porto Palermo
Kala e shekullit të 19-të në bregdetin Shqiptar, ndërtuar nga Ali Pasha
Himara
Qytet mesdhetar me një kala historike dhe plazhe mahnitëse
Kamping në natyrë
Vendparkimi në Gjipe, me tarifë parkimi
"Olive Camping Himara"
Kamping privat në Potam, i vendosur midis pemësh, me vende në hije dhe qasje të lehtë në plazhet e afërta

Dita 7: Gjipe → Tirana
Është koha të ktheheni drejt veriut, drejt Tiranës, por pa nxitim, Shqipëria është plot me fshatra të vegjël, kodrina të buta dhe ndalesa panoramike përgjatë rrugës.
Për natën tuaj të fundit, në vend që të riktheheni direkt në qytet, mund të qëndroni përgjatë bregdetit pranë Golemit, Durrësit ose Gjirit të Lalëzit. Këto vende janë perfekte për kampera, me parkim të sheshtë, qasje të lehtë dhe një atmosferë të relaksuar bregdetare. Shijoni perëndimin e fundit të diellit mbi Adriatik, vëzhgoni valët dhe ndjeni qetësinë pas një jave plot aventura.
Bëni një hedhje të fundit në det, përgatisni një vakt të thjeshtë në kamperin tuaj dhe shijoni atmosferën e qetë bregdetare para se të ktheni kamperin ditën tjetër.
230 km
Nga Gjipe në Tiranë
~4.5 orë
Koha e udhëtimit
Gjiri i Lalëzit
Plazh me peizazh mahnitës, ujëra të qeta dhe breg rërë.
Golemi
Plazh i njohur me rërë, ujëra të qeta dhe atmosferë familjare.
"Agritoursim Huqi" kamping
Përjetoni jetën në fermë në këtë kamping, mes peizazheve të bukura dhe aktiviteteve në natyrë
"Sunset Camping"
Kamping privat, familjar, direkt në Plazhin e Golemit, me breg rërë dhe pamje nga deti
