Udhëtim 10-ditor me kamper
Aventurë e balancuar - kombinim i bregdetit, kështjellave dhe kampingut 'van-friendly'
Përjetoni gjithçka që ofron Shqipëria në dhjetë ditë. Ky itinerar i plotë fillon në Tiranë, ndjek bregdetin mahnitës drejt jugut përmes ujërave të kristaltë dhe plazheve të fshehura, dhe më pas vazhdon drejt brendësisë dhe veriut, në Alpet Shqiptare
Përmbledhje e udhëtimit
- Distanca totale: ~900-1000 km
- Koha totale e udhëtimit: ~20-22 orë
- Itinerari: Tiranë → Golem → Vlorë → Gjipe → Himara → Porto Palermo → Sarandë → Ksamil → Butrint → Gjirokastër → Krujë → Shkodër → Theth → Tiranë
- Atraksionet kryesore: Brigjet adriatike dhe jonike, Manastiri i Zvernecit, Kanioni e Gjipes, Porto Palermo, Ksamil dhe Butrint (UNESCO), Syri i Kaltër, Gjirokastër, Liqeni i Shkodres, Kalaja e Rozafës, Parku Nacional i Thethit
- Lloji i kampingut: Kamping në natyrë dhe kamping privat
Dita 1: Tiranë → Golem / Spille
Merrni kamperin tuaj në Tiranë dhe nisuni drejt bregdetit. Udhëtimi drejt Golemit është i shkurtër dhe i qetë, një fillim perfekt për aventurën tuaj. Golemi shtrihet përgjatë Detit Adriatik, i njohur për plazhet e gjera dhe perëndimet e arta të diellit.
Për një natë më të qetë pranë detit, mund të zgjidhni gjithashtu Plazhin e Spilles, një vend i qetë me zona të sheshta të përshtatshme për kampera. Parkoni pranë plazhit, lahuni në det dhe relaksohuni me një pije ndërsa dielli perëndon.
75 km
Nga Tiranë në Spille
~1-1,5 orë
Koha e udhëtimit
Golem
Plazh i njohur me rërë dhe atmosferë familjare
Spille
Plazh i gjerë me rërë, ujëra të cekëta, pisha dhe atmosferë e qetë
Kamping në natyrë
Kamping afër bregdetit në Golem
"Denaldo Camping"
Kamping privat, me pemë të larta, në Spille
Dita 2: Golem / Spille → Vlorë
Vazhdo drejt jugut për në Vlorë, ku Adriatiku takon Jonin. Shpenzo pasditen duke vizituar Manastirin e Zvernecit, i lidhur me tokën nga një urë e gjatë druri, ose eksploro Lagunën e Nartës, një vend i qetë për foto dhe vëzhgim të shpendëve.
Nëse preferoni kohë në plazh, nisuni drejt Radhimës, vetëm disa minuta larg, për të notuar dhe shijuar ushqimet lokale të detit.
110 km
Nga Spille në Vlorë
~1,5 orë
Koha e udhëtimit
Manastiri i Zvërnecit
Manastir bizantin i shekullit 11 në një ishull të vogël, i arritshëm nga një urë e gjatë druri
Lungomare Vlora
Shëtitore me plazhe, kafene dhe pamje bregdetare të gjalla përgjatë bregdetit
Kamping në natyrë
Vende parkimi buze rruge në Radhimë
"Eco Camping Valona"
Kamping privat pranë Zvërnecit, Vlorë, me vende në hije dhe një ambient i qetë natyror

Dita 3: Vlorë → Dukat → Dhermi → Plazhi i Gjipes
Pasi të lini Vlorën, kaloni përmes fshatit Dukat dhe drejtohuni përmes tunelit. Sapo të dilni, do ta gjeni veten me një nga pamjet më të bukura bregdetare të Shqipërisë. Mund të ndaloheni në Drimadhes ose Dhermi për një pushim.
Të dy janë të jashtëzakonshme, veçanërisht jashtë sezonit të ngarkuar të verës. Vazhdoni drejt jugut drejt Plazhit të Gjipes. Parkohuni lart ne parking dhe shëtitni rreth 30 minuta poshtë në plazh, një parajsë e fshehur midis shkëmbinjve të lartë. Zhytuni, eksploroni Kanionin e Gjipesë dhe shijoni bukuritë e egra të këtij vendi.
60 km
Nga Vlorë në Gjipe
~1,5 orë
Koha e udhëtimit
Plazhi i Drimadhes
Plazh i bukur me gurë me ujë të kaltër
Kanioni i Gjipesë
Kanion spektakolar me gurë shkëmbor dhe rrugë për hiking
Kamping në natyrë
Pergjate bregdetit në Plazhin e Drimadhes, me akses të drejtpërdrejtë në rërë dhe det
Kamping në natyrë
Vendparkimi në Gjipe, me tarifë parkimi

Dita 4: Gjipe → Himara
Drejtohuni drejt jugut në Himarë, një nga qytetet më të relaksuar bregdetare të Shqipërisë. Ndaloni fillimisht në Kalanë e Himarës për pamje të pabesueshme të detit, pastaj zbritni në Plazhin e Livadhit për një zhytje dhe një mbrëmje të qetë në ujë.
15 km
Nga Gjipe në Himarë
~40 minuta
Koha e udhëtimit
Kalaja e Himarës
Kalaja historike mbi kodër që shikon qytetin e Himarës dhe Detin Jon.
Vuno
Fshat bregdetar tërheqës me shtëpi tradicionlae prej guri
Kamping në natyrë
Përgjatë Plazhit të Livadhit
"Camping Moskato"
Kamping privat, pranë bregdetit të Livadhit, me zona në hije dhe akses të lehtë në plazh

Dita 5: Himara → Porto Palermo → Borsh → Lukovë → Sarandë
Ndiqni rrugën bregdetare malore drejt jugut. Ndaloni në Porto Palermo, një gji i qetë me fortesën e gurit të Ali Pashës direkt në det — përfekt për një shëtitje të shkurtër dhe zhytje në det.
Vazhdoni drejt Borshit ose Lukovës, plazhe të mira për një kafe ose drekë, përpara se të arrini në Sarandë.
Shijoni perëndimet në Detin Jon dhe shëtisni përgjatë bulevardit në mbrëmje.
55 km
Nga Himara në Sarandë
~1,5 orë
Koha e udhëtimit
Porto Palermo
Kala e shekullit 19-të në bregun Shqiptar, ndërtuar nga Ali Pasha
Butrint
Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s me rrënoja antike greke, romake dhe veneciane
Kamping në natyrë
Pranë plazhit "Pulëbardha" në Sarandë
"Ksamil Caravan Camping"
Kamping privat, në plazhin e Ksamilit

Dita 6: Sarandë → Ksamil → Butrint → Syri i Kaltër → Gjirokastër
Filloni ditën duke vizituar Ksamilin, i famshëm për plazhet e tij me rërë të bardhë dhe ishuj të vegjël në brendesi.
Pastaj eksploroni Parkun Nacional të Butrintit, vend UNESCO i mbushur me rrënoja antike të rrethuar nga natyra.
Në rrugën tuaj drejt veriut, ndalohuni në Syrin Blu të Sarandës, një burim natyral me ujë kristaltë, një mrekulli e vërtetë.
Vazhdoni në Gjirokastër, një qytet tjetër UNESCO të ndërtuar tërësisht me gur. Shëtitni përmes rrugëve me kalldrëm, eksploroni kalanë dhe shijoni pamjet e maleve.
52 km
Nga Saranda në Gjirokastër
~1 orë
Koha e udhëtimit
Syri i Kaltër, Sarandë
Burim natyral me ujë të kristaltë, si një pishinë e thellë
Kalaja e Gjirokastër
Fortesë në kodër e shekullit 12-të me mure guri, kulla dhe muzeum
Kamping në natyrë
Pranë Sheshit "Çerciz Topulli"
Kamping "Familja"
Kamping privat, në kodër me vende të hijezuara, restorant dhe akses të lehtë në qytetin e Gjirokastrës

Dita 7: Gjirokastër → Krujë
Lini jugun prapa dhe drejtohuni veriut drejt Krujës, një qytet i pasur në histori dhe i ndërtuar në shpatin e Malit të Krujës. Drejtimi ju e merr përmes peisazhit malor dhe fshatrave të vegjël, duke ofruar një shikim të jetës rurale shqiptare.
Pasi të arrivni në Krujë, eksploroni Pazarin e Vjetër, i mbushur me zanatçi dhe suvenire të bërë me dorë, dhe vizitoni Kalanë e Krujës, shtëpia Muzeu e Skanderbegut, i dedikuar heroit kombëtar të Shqipërisë. Nga kalaja mund te shijoni një pamje të jashtëzakonshme që shtrihet deri në Adriatik.
235 km
Nga Gjirokastër në Krujë
~3,5-4 orë
Koha e udhëtimit
Kalaja e Krujës
Kalaja historike në kodër me pazarin otoman, muzeun e Skanderbegut dhe pamje panoramike
Pazari i Vjetër
Treg historik me dyqane tradicionale, zanatçi dhe arkitekturë otomane
"Krujë Camping"
Kamping privat, pranë Krujës, shërbime të ndryshme dhe akses të lehtë në qytetin historik
"Kruja Vista Camping"
Kamping privat, në kodër me ullinj, pamje panoramike të Krujës

Dita 8: Krujë → Shkodër
Nisuni drejt veriut për në Shkodër, një nga qytetet më të vjetra dhe më të gjallë të Shqipërisë. Gjatë rrugës, shijoni pamjet e kodrinave dhe tokave bujqësore para se të arrini qytetin, i vendosur midis Liqenit të Shkodrës dhe maleve.
Vizitoni Kështjellën e Rozafës, e vendosur në hyrje të qytetit, për pamje panoramike mbi liqenin dhe lumenjtë përreth. Në mbrëmje, shëtisni nëpër rrugicat e gjalla për këmbësorë, të mbushura me kafene dhe bare, ose relaksohuni pranë liqenit ndërsa dielli perëndon.
90 km
Nga Krujë në Shkodër
~1,5 orë
Koha e udhëtimit
Kalaja e Rozafës
Kalaja mesjetare e mbushur me mite
Rruga "Gjuhadol"
Rrugë historike me bare të shumta
Muzeu "Marubi"
Muzeu i parë fotografik i Shqipërisë në Shkodër, me fotografi historike
Kamping në natyrë
Pranë Liqenit të Shkodres
"Lake Shkodra Resort"
Kamping privat, pranë Liqeni të Shkodrës
"Camping Legjenda"
Kamping privat, në hyrje të Shkodrës, pranë Kalasë Rozafa, me vende në hije, pishinë dhe restorant

Dita 9: Shkodër → Parku Nacional i Thethit
Është koha të lini fushat e ulëta dhe të niseni drejt Alpeve Shqiptare. Rruga për në Theth është një aventurë në vetvete, e ngushtë dhe me kthesa, por çdo kthesë shpërblehet me pamje mahnitëse.
Pasi të arrini në Theth, do të gjeni shtëpi prej guri, lumenj kristaltë dhe shtigje të pafund për ecje. Vizitoni Kullën e Ngujimit dhe Kishën e Vjetër të Thethit, të rrethuara nga livadhe të gjelbra dhe maja dramatike malore. Mos e humbisni Syrin e Blu të Thethit, një pellg i kristaltë mahnitës i fshehur në pyll.
80 km
Nga Shkodër në Theth
~2-2,5 orë
Koha e udhëtimit
Kisha e Vjetër
Kisha katolike historike në fshatit Theth, që daton në shekuj
Syri Blu i Thethit
Burim malor me ujë kristal të kaltër
Kulla e Ngujimit
Kulla guri historike në Theth e përdorur për mbrojtjen e familjeve gjatë konflikteve të gjakmarrjes
Kamping në natyrë
Pranë lumit në Theth
"360 Grade Camping"
Kamping privat në mal
"Freskia Camping"
Kamping malor pranë Thethit, me pamje nga lumi, një restorant të vogël dhe një atmosferë të qetë alpine.

Dita 10: Theth - Ngjitje & Eksplorues
Shpenzoni një ditë të plotë duke eksploruar Parkun Kombëtar të Thethit. Në mëngjes, nisuni në shtegun e Majës së Valbonës, një ecje sfiduese por shpërblyese që zgjat rreth 4 orë njëra rrugë. Shtegu ofron pamje panoramike të luginave alpine, majave të egra dhe bukurisë së paprekur të Alpeve Shqiptare.
Në pasdite, bëni një ecje më të shkurtër drejt Ujëvarës së Grunasit, rreth 1.5 orë në të dyja rrugët, ku mund të shijoni pyjet e gjelbra dhe ajrin freskues malor. Kur mbrëmja bie, relaksohuni pranë zjarrit të kampingut, dëgjoni lumenjt dhe shijoni qiellin plot yje — nata juaj e fundit e kaluar në natyrë para se të ktheheni nesër për dorëzimin e kamperit.
15 km
Maja e Valbonës
~7-9 orë
Koha e udhëtimit
Maja e Valbonës
Kalim malor me peizazh mahnitës që lidh Valbonën me Thethin, duke ofruar pamje spektakolare alpine.
Ujvara Grunasit
Ujëvara ikonike e Thethit
Kamping në natyrë
Pranë lumit në Theth
"360 Grade Camping"
Kamping privat në mal
"Freskia Camping"
Kamping malor pranë Thethit, me pamje nga lumi, një restorant të vogël dhe një atmosferë të qetë alpine.
